cg58h1by6kn44339eaf3juyqnx64p

Kushtet e pagesës

Të nderuar klientë,
Fillimisht, ju falënderojmë që keni zgjedhur marketin online të S//SPRINT për blerjet tuaja.

Ju inkurajojmë të lexoni rregullat dhe kushtet para përdorimit të shërbimit tonë online. Më poshtë, do t’u referohemi atyre si “Kushtet e Përgjithshme Kontraktuese”, ose thjesht “Kushtet”.

Gjatë çdo vizite dhe blerjeje në marketin tonë online, do t’ju kërkohet t’i lexoni dhe t’i pranoni Kushtet. Me klikimin e butonit “Pranoj”, ju konfirmoni se i keni lexuar, kuptuar dhe jeni dakord me to.

Kushtet zbatohen ekskluzivisht për qasjen dhe përdorimin tuaj në platformën e marketit online S//SPRINT.

Me pranimin e këtyre kushteve, ju konfirmoni se na jepni të drejtën të përdorim emailin dhe/ose numrin tuaj të telefonit për t’ju informuar mbi zbritjet dhe ofertat speciale, të cilat janë të disponueshme vetëm për klientët tanë online.

S//SPRINT është i përkushtuar për korrektësi dhe cilësi, por e kuptojmë se gabimet mund të ndodhin.
Për çdo sugjerim, kritikë apo pyetje, ju lutemi na kontaktoni në:
📧 Email: info@s-sprint.net
📞 Telefon: +383 (0) 49 871 214

Orari i shërbimit ndaj klientit:
🕗 E hënë – e premte, 08:00 – 17:00

Fushëveprimi
Këto Kushte të Përgjithshme Kontraktuese (“Kushtet”) rregullojnë përdorimin e platformës sonë online dhe lidhjen e kontratave nga distanca për produktet e disponueshme në platformën tonë të shitjes, e cila operon përmes faqes zyrtare www.s-sprint.net (“Marketi Online”).

Kontraktuesi
Ofruesi i Shërbimeve të Marketit Online dhe njëkohësisht pala juaj kontraktuese është:

S//SPRINT SH.P.K.
📍 Rr. Elez Berisha, Fushë Kosovë, 10 000
📞 +383 (0) 49 871 214
📧 info@s-sprint.net